Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka pranuar në takim kryetarin e Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) Devlet Bahçeli, në kompleksin presidencial Beştepe, takimi i parë mes dy liderëve që nga zgjedhjet e së dielës.
Në takim, udhëheqësit u pajtuan të mos vazhdojnë gjendjen e jashtëzakonshme, thonë burimet presidenciale, transmeton portali arbresh.info.
Takimi mes dy udhëheqësve të Aleancës Popullore, e cila u formua nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Party) dhe MHP, filloi në orën 16:00 të kohës lokale dhe zgjati afro 40 minuta.
Në takimin, i cili ishte i mbyllur për media, ishin të pranishëm edhe kryeministri Binali Yıldırm, zëvendëskryetarët e MHP Semih Yalçın, Celal Adan dhe Mustafa Kalaycı./Arbresh.info/
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...