Njësia Speciale e Kosovës është nisur drejt Veriut të Kosovës.
Këtë rrugë ata e kanë marrë pasi Ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i është ndaluar të marrë pjesë nesër në Gazimenstan për festën e Vidovdanit, transmeton gazeta Express
Lajmin për ndalimin e hyrjes së ministrit serb e ka konfirmuar dje edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
I pyetur në lidhje me zyrtarët serbë që kanë kërkuar leje të hyjnë në territorin e Kosovës për manifestimet e nesërme, Pacolli tha se vetëm ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin i është ndaluar hyrja.
Ministri Pacolli nuk ka dhënë përgjigje në lidhje me arsyen e refuzimit të kërkesës së Vulinit.
Nesër pritet të mbahen manifestime për festën religjioze ortodokse – Vidovdanit.
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...
FC Ferizaj huazon sulmuesin Ade Oguns nga klubi i njohur bel...
Nga Shqipëria ikën mbi 18 mijë të rinj brenda një viti
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë