Nga Grupi E në Kampionatin Botëror, Zvicra dhe Brazili janë dy skuadrat që kanë arritur të vazhdojnë tutje.
Pas barazimit befasues 1 me 1 të siguruar kundër Brazilit, fitores tronditëse 1 me 2 kundër Serbisë falë golave nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri dhe barazimit 2 me 2 kundër Costa Ricas mbrëmjen e sotme (e mërkurë), Zvicra e shqiptarëve ka siguruar një vend në raundin e ardhshëm të turneut madhështor në Rusi, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse ndau pikët me rivalin e xhiros së tretë në kuadër të grupeve, Zvicra arriti të vazhdojë tutje në 1/16-ën e Kampionatit Botëror “Rusia 2018” me katër pikë në pozitën e dytë.
Nga ana tjetër, Brazili mposhti Serbinë sonte me rezultat 2 me 0 dhe siguroi fitore edhe kundër Costa Ricas me të njëjtën rezultat për të vazhduar shpresat e tyre në trofeun e gjashtë botëror.
Skuadra nga Amerika e Jugut do të përballen me Meksikën në raundin tjetër dhe ndeshja do të zhvillohet duke filluar nga ora 16:00 më 2 korrik.
Zvicra do të përballet me Suedinë në raundin tjetër dhe takimi zhvillohet duke filluar nga ora 16:00 një ditë më vonë./arbresh.info/
Nisë Java e Integritetit, jepet mesazhi për anti korrupsion
KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet miratimi i formulës së k...
Voziti mbi shpejtësinë e lejuar, polica e lë një vit pa leje...
Bedri Hamza i kërkon BE-së t’i heqë sanksionet pavarësisht s...
Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate në Mit...
Liverpooli zgjedh zëvendësuesin e Salah, ka gati ofertën pre...