Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, do të vihet nën mbrojtjen e shërbimit sekret, nga e mërkura.
Vetë shërbimi sekret nuk ka bërë komente, duke thënë për CNN vetëm se për qëllime sigurie shërbimi sekret nuk i komenton operacionet e tij.
Lajmi sidoqoftë vjen vetëm pak ditë pasi Sanders u dëbua nga një restorant i vogël në Lexington të Virginias, në lidhje me rolin e saj në administratën Trump, një lëvizje që ka ndezur debate mbi civilizimin dhe shërbimin publik në erën Trump.
Ishte NBC që raportoi i pari për vendosjen e Sanders në mbrojtje, përcjell Dita. Ajo vetë nuk ka bërë po ashtu komente.
Ajo ka folur edhe për incidentin në restorant.
“Mu kërkua të largohem sepse unë punoj për Trump”, tha ajo, duke shtuar: “Ne jemi të lirë të mos jemi dakord me njëri-tjetrin, por duhet ta bëjmë këtë lirshëm dhe pa frikën e ndonjë dëmtimi, dhe kjo vlen për të gjithë njerëzit, pavarësisht politikës. Debatet e shëndetshme mbi idetë dhe filozofinë politike janë të rëndësishme por thirrjet për ngacmimi apo shtyrja e mbështetësve të Trump për të evituar publikun, është e papranueshme“.
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para