Policia ruse ka publikuar detaje rreth kërcënimeve të shumta për bombë që ata kanë pranuar të martën, gjë që bëri që të evakuohen 16 vende në Rostov – qyteti ku u zhvillua një ndeshje e Kampionatin Botëror 2018.
Lokalet, restorantet dhe shumë hotele të tjera mbarë qytetit ishin evakuuar kur policia lokale pranoi disa thirrje që pretendonin se bombat ishin vendosur rreth qytetit, në të njëjtën ditë ku Islanda zhvilloi ndeshjen e tyre të fundit në kuadër të Grupit D kundër Kroacisë, transmeton portali arbresh.info.
“Më 26 qershor, policia ka pranuar disa thirrje rreth bombave të montuara në lokacione në Rostov-on-Don”, ka thënë policia lokale në një deklaratë.
“Forcat policore kryen të gjitha kontrollet e nevojshme dhe asnjë objekt i rrezikshëm nuk është gjetur. Aktualisht, të gjitha vendet janë duke operuar normalisht”
Rusia dëshiron që Kampionati Botëror të portretizoj një imazh pozitiv të forcës dhe stabilitetit në sytë e botës dhe autoritetet janë betuar për të mbajtur të sigurt vendin dhe për të siguruar eventin./arbresh.info/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi