Ambasadori i Nderit i Republikës së Kosovës Otto von Feigenblatt ka hapur zyrën tregtare në Santa Cruz de la Sierra, në Bolivi, shtet i cili ende nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Ambasadori i Nderit i Republikës së Kosovës-vendit më të ri në Evropë, Otto von Feigenblatt, tha se ky vend evropian është i interesuar t’i zgjerojë lidhjet tregtare me industrialistët bolivianë që merren me prodhimin industrial.
Gazeta më e madhe në Bolovi ka shkruar lidhur me këtë ngjarje. Von Feigenblatt siguroi se me hapjen e zyrës tregtare në Santa Cruz, vendi i tij bën hapin e parë në gjetjen e një ure të integrimit që nxit tregun bilateral reciprok në mes të Kosovës dhe komunitetit tregtar bolivian.
Përpos prodhimit të super ushqimeve, diplomati tha se sektori i tekstilit, i agrobiznesit dhe ai i ndërtimit janë potenciale që mund të shqyrtohen në këtë vend.
“Kosova i ofron Bolivisë çelësin për të hyrë në tregjet e Ballkanit dhe të Azisë”, tha Von Feigenblatt.
Mauricio Carranza, zëvendësdrejtor i zyrës tregtare të Kosovës në Santa Cruz, tha se në një proces afatshkurtër do të formohet platforma e tregut multilateral, me qëllim të shfrytëzimit të forcës prodhuese dhe kapacitetin eksportues të Santa Cruz-it. Do të organizohen edhe misione dhe termine tregtare.
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...