Komuna e Istogut sot ka nënshkruar marrëveshje me Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës(AMKMK), me vlerë 350,000.00€, për vazhdimin e punimeve në kompleksin memorial dhe muzeun “Ibrahim Rugova” në Istog.
Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës janë aprovuar 200,000.00 ndërsa 150,000.00€ nga Komuna e Istogut.
Fillimi i punimeve të memorialit dhe muzeut pritet të nis shumë shpejtë, transmeton gazetametro.net.
Pas të nis ndërtimi i kompleksit, do të fillojnë edhe punimet për vendosjen e shtatores së Presidentit Rugova.
Ndryshe, Ibrahim Rugova është skalitur edhe në një gur tjetër dhe shtatorja e tij qëndron përball parlamentit dhe Qeverisë në Prishtinë.

Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...