Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se Komuna e Suharekës ka lejuar shfrytëzimin e pronave komunale me kontrata të skaduara. Gjithashtu borxhet e paarkëtuara nga kjo kategori kanë tendencë rritjeje, vetme për tri raste shuma totale e borxhit është 8,486 euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Plot shkelje ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2017 për Komunën e Suharekës. ZKA-ja ka gjetur se në pesë raste kishin skaduar kontratat për dhënie të pronës komunale në shfrytëzim/me qira.
Sipas Auditorit, Komuna nuk ka ofruar dëshmi tjera për të siguruar se me çfarë baze personat/shfrytëzuesit e pronës vazhdojnë ta shfrytëzojnë pronën komunale.
Gjithashtu borxhet e paarkëtuara nga kjo kategori kanë tendencë rritjeje, vetme për tri raste shuma totale e borxhit është 8,486 euro.
Sipas Auditorit, kjo ka ndodhur për shkak se nuk kishte një monitorim formal për vëzhgimin e obligimeve të papaguara dhe të afateve për pagesë./Zëri/
Mamardashvili drejt largimit nga Liverpooli vetëm një vit pa...
Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështe...
Iu zbulua “shtëpia e barit” në banesë, vetëdorëzohet drejtor...
Rooney jep deklaratën e papritur për Neymarin
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...