Argjentina ka siguruar kualifikimin tutje në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Ndeshja në stadiumin Saint Petersburg ishte mjaftë dramatike pasi minutat e fundit të ndeshjen vendosin fatin e skuadrës së Jorge Sampaolit në turneun madhështor në Rusi, shkruan portali arbresh.info.
Superylli Lionel Messi shënoi golin e epërsisë duke zhbllokuar rezultatin në minutën 14′ të ndeshjes, por Victor Moses hodhi poshtë atë duke barazuar për Nigerinë në minutën e 50′ të pjesës së dytë me goditjen nga pika e bardhë.
Por, Argjentina shpëtoi në fund me golin e shënuar nga Marcos Rojo në minutën e 86′ të ndeshjes pas asistimit nga Cristian Pavon.
Rojo realizoi supergol nga afërsia duke ngritur të gjithë të pranishmit në këmbë.
Argjentina dhe Kroacia janë dy skuadrat e kualifikuara nga Grupi D në fazën tjetër të Kampionatit Botëror./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...