Drita ka siguruar fitore në gjysmëfinale në garat preliminare të UEFA Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Kosovës ka mposhtur me rezultat 2 me 0 skuadrën Santa Colomba në takimin e zhvilluar pasditen e sotme (e martë), shkruan portali arbresh.info.
Klubi gjilanas shënoi debutimin në garat evropiane me këtë ndeshje dhe arriti të sigurojë rezultat pozitiv pas minutave shtesë.
90′ minuta lojë në stadiumin “Victoria Stadium” të Gjibraltarit përfunduan pa gola pavarësisht një numri të madh të shanseve që kishin të dy skuadrat.
Sidoqoftë, mesfushori Xhevdet Shabani dërgoi në epërsi për 1 me 0 (98′) skuadrën tij me një supergol të realizuar nga gjuajtja e lirë para se mbrojtësi Fidan Gerbeshi të realizonte golin e dytë dhe fundit të ndeshjes për 2 me 0 nga penaltia në minutën e 108′.
Bujar Shabani, Viktor Kuka dhe Denis Haliti ishin tre futbollistët tanë të ndëshkuar me karton të verdhë./arbresh.info/
Shikoni golin nga Shabani:
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...