Mediat serbe kanë raportuar rreth iniciativës së kosovarit nga Nju Jorku, Rilind Rekës, për të mbledhur fonde për ta paguar gjobën e shqiptuar nga FIFA ndaj yjeve shqiptare të Zvicrës, Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit, si dhe kapitenit të tyre, Stephan Lichtsteiner, i cili iu bashkua dyshen për të festuar duke e bërë shqiponjën në ndeshje kundër Serbisë në Kupën e Botës.

Organi qeverisës i futbollit botëror vendosi dje t’i gjobisë Xhakën (10.000 dollarë), Shaqirin (10.000 dollarë) dhe Lichtsteinerin (5.000 dollarë) për “sjellje të pahijshme”, transmeton Gazeta Express.
Blic e ka një artikull rreth këtij lajmi me titullin “Shqiptarët paguajnë për gjobat e Xhakës dhe Shaqirit”.
“Gjobat ndaj Xhakës dhe Shaqirit do të paguhen nga kush tjetër pos shqiptarëve nga Amerika”, shkruan Blic.
Përveç Blic edhe mediat tjera serbe kanë shkruar për iniciativën e nisur nga Reka në platformën “GoFundMe”.

Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...
Sulmi i armatosur, Trump publikon pamjet e kamerave të sigur...
Rama dënon sulmin e armatosur në eventin ku ndodhej Trump: G...
“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...