Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Pas shumë këngëve dhe koncerteve anembanë planetit tokë, bukuroshja jonë ka nxjerr në shitje gjatë javës së kaluar edhe albumin e parë.
“Expectations”, titullohet albumi i biondinës që mund të blihet apo shkarkohet në Spotify, Artist Store, Google Play dhe Deezer ndërsa në të mund të dëgjohen 14 këngë.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=u6RjOx_VVP4
Një prej tyre është edhe hiti më i ri “I’m a Mess”, me të cilën këngë është paraqitur edhe në shoun televiziv të Jimmy Fallonit.
Në fakt, ajo ka promovuar albumin që po brenda këtyre tre ditëve është bërë një ndër tre më të shiturit anembanë planetit tokë.
Bebe ka krijuar atmosferë fantastike me performancën duke i shtuar edhe nuanca të bukurisë në koreografinë e përgatitur për këtë spektakël.
Ndryshe, Rexha tashmë ka paralajmëruar edhe disa video që do t’ia realizojë këngëve të albumit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...