Në Serbi kanë vazhduar reagimet për dënimet e futbollistëve të reprezentacionit të Zvicrës, ndërsa një interesim të madh ka shkaktuar aksioni për mbledhjen e 25 mijë frangave nga shqiptarët në mbarë botën për t’i paguar dënimet e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit (të dy nga 10 mijë franga) dhe Stefan Lichsteiner (5 mijë franga).
Përveç ankesave qaramane se FIFA ka qenë e padrejtë për shkak se serbët i ka dënuar trefish më shumë – 54 mijë franga për Federatën e futbollit dhe nga 5 franga për dy njerëzit kryesorë të reprezentacionit, në komentet për lajmet e këtilla megjithatë mund të lexohen edhe lëvdata për shqiptarët, raporton Gazeta Express.
“Mundemi vetëm t’u marrim lakmi për unitetin dhe respektin e ndërsjellë edhe atë jo vetëm sa i përket sportit dhe politikës! Nëse e kam gabim, pres ta shoh se kush do t’ua paguajë dënimet tanëve”, ka shkruar një lexues në telegraf.rs.
Ngjashëm ka komentuar edhe një tjetër në blic.rs: “Kështu veprojnë ata që e duan kombin dhe vendin e vet. Ne serbët si popull nuk duhet ta kërkojmë fajin te tjerët, por ndër vetë neve serbëve”.
“A thua do ta bënim ne një gjë të tillë”, ka pyetur një tjetër lexues serb.
Dy shqiptarët dhe kapiteni i kombëtares zvicerane u dënuan për shkak të festimit me bërjen e shqiponjës me duar pas shënimit të golave në fitoren kundër Serbisë
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...
Sulmi i armatosur, Trump publikon pamjet e kamerave të sigur...
Rama dënon sulmin e armatosur në eventin ku ndodhej Trump: G...
“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...