Federata Zvicerane e Futbollit, ka reaguar pas vendimit të FIFA-s për të hapur një procedim disiplinor për rastin e dy lojtarëve me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pas festimit të tyre me shqiponjë.
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Aleks Misher, e distancon institucionin zviceran nga çdo shenjë e mundshme politike në fushë, por gjithashtu kërkon edhe mirëkuptim e të gjithëve për lojtarët që i kanë rrënjët e origjinës nga Kosova.
“Ka momente kaq të mëdha emocionale, në të cilat edhe zyrtarët e futbollit apo profesionistët nëpër media nuk mund ta imagjinojnë çfarë ndjejnë këta lojtarë, veçanërisht në një ndeshje kaq dramatike.
Në radhë të parë, jemi të kënaqur që dy zviceranët shënuan dy golat për të marrë 3 pikët”,- shprehet Misher.

Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic