Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, është deklaruar pas fitores së rëndësishme të ekipit të tij ndaj Suedisë.
Kampionët e Botës arritën një fitore të madhe 2:1 duke përmbysur Suedinë, me golin e fituar të shënuar në minutën e 95’ të ndeshjes.
“Ky ishte një triler, i mbushur me emocione dhe një udhëtim me ‘rollercoaster’ deri në fishkëllimën e fundit. Pas pranimit të golit, ne kemi mbajtur nivelin, kemi thënë që na duhej të kalonim më shpejtë, të mbulonim terrenin për të lodhur Suedinë dhe pastaj të hapnim hapësira, të cilat ne ishim në gjendje të bënim”, ka deklaruar Low.
“Në pjesën e dytë presioni që ne ndërtuam ishte gjithnjë e më i fortë”.
Pas dy xhirove, në grupin F kryeson Meksika me gjashtë pikë, e ndjekur nga Gjermania dhe Suedia me nga tre pikë, dhe në fund renditet Koreja e Jugut me zero pikë./Lajmi.net/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...