Me siguri së paku një herë në jetë keni ndier djegie me rastin e urinimit apo rëndesën dhe shtypjen në fshikëzën urinare.
Kur të shfaqen simptomat e këtilla fjala është kryesisht për infeksion urinar, transmeton Telegrafi.
Kjo është vështirësi e shpeshtë e cila shfaqet kur mikroorganizmat, të cilët jetojnë në traktin urogjenital dhe në zorrë, arrijnë në fshikëzën e urinës.
Më shumë se 90% e të gjitha infeksioneve urinare i shkakton bakteri Escherichia coli, i cili natyrshëm gjendet në zorrët tuaja.
Infeksionet urinare shumë shpesh sulmojnë femrat dhe për këtë ekziston sqarim anatomik.
Bakteret e padëshiruara lehtë hyjnë në fshikëzën e femrës për shkak të mbushjes së gypit urinar, i cili është shumë të shkurtër. Infeksioni më së shpeshti shfaqet te vajzat të cilat sapo kanë hyrë në marrëdhënie seksuale dhe te femrat në menopauzë.
Simptomat e infeksionit urinar janë ndjenja e presionit në fshikëzën urinare, djegie me rastin e urinimit, urinë e turbullt dhe gjak në urinë, temperatura e ngritur dhe dhembjet në pjesën e poshtme të stomakut.
Nëse i keni këto simptoma, filloni sa më parë shërimin, sepse zvarritja e madhe mund të çojë deri në atë fazë që bakteret të arrijnë në veshka dhe të shkaktojnë komplikime më të mëdha.
Soda e bikarbonatit është super-artikull i vërtetë i cili ka cilësi alkalike, që do të thotë e neutralizon thartirën e urinës, andaj mund të ndihmojë te infeksionet bakteriale të traktit urinar.
Në 2,5 dl ujë shtoni 1 lugë të vogël sodë bikarbonati dhe përzieni mirë. Pini gjithë të gjithën. Më së miri është që ta pini menjëherë në mëngjes.
Sodën e bikarbonatit mos e përdorni në vazhdimësi më shumë se një javë.
Aplikimi i saj nuk u rekomandohet atyre të cilët duhet patjetër të kujdesen për sasinë e marrjes së kripës, sepse ky artikull përmban mjaft natrium.
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Pse Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
Vengu pret komandantin e NATO-s: Të vendosur për modernizimi...
“Pendohem për afrimin me Jozin në Big Brother” – Loredana tr...
Shpërthim i fuqishëm në Diell
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump diagnostikohet me një sëmund...