Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) inkurajon të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore për të shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me trajtimin që ju bëhet atyre nga stafi mjekësor.
Në klinikat e kësaj qendre janë të vendosura kutitë e ankesave ku qytetarët dhe pacientët mund të shprehin shqetësimet, ankesat, vërejtjet apo lëvdatat e tyre për shërbimet që ofrohen në QKUK.
Mirëpo, në këto kuti shumë pak adresohen ankesa. Këtë e thonë edhe nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Në një përgjigje për Indeksonline nga Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së thuhet se nuk janë gjetur ankesa nga pacientët, çka tregon se nuk po shfrytëzohen ato kuti.
“Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar e Kosovës, ju njofton se në Klinikat e QKUK-së, ekzistojnë kutitë e ankesave, në të cilat pacientët kanë mundësi të shprehin shqetësimet, ankesat, vërejtjet sugjerimet dhe lëvdatat e tyre nga përvojat e tyre personale gjatë trajtimit në QKUK. Komisioni prej 3 anëtarëve bënë hapjen e kutive të ankesave në të cilat nuk janë gjetur ankesa direkte nga pacientët. Pra, këto kuti shfrytëzohen pak nga pacientët”, thuhet në përgjigjën e tyre.
Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës , në mars të vitit 2015 ka formuar një komision i cili merret me shqyrtimin e të gjitha ankesave të pacientëve që kanë të bëjnë me mënyrën e trajtimit dhe mjekimit të tyre.
Nga zyra e SHSKUK-së bëhet e ditur se muajt e fundit ky komision ka pranuar vetëm 5 ankesa, ku për këto të fundit janë tërhequr vërejtjet e klinikave.
“Krahas kutive të ankesave, brenda SHSKUK, ekziston edhe komisioni për trajtim të ankesave dhe shqetësimeve të qytetarëve i cili shqyrton në vazhdimësi ankesat që drejtohen në këtë institucion. Muajt e fundit ky komision ka pranuar 5 ankesa që kryesisht kanë pasur të bëjnë me komunikimin e stafit profesionalë. Komisioni pasi ka shqyrtuar ankesat ka tërhequr vërejtjen klinikave për ku kanë ardhur ankesat”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e SHSKUK.
Tutje ata garantojnë se do të ruhet konfidencialiteti i plotë dhe secila nga ankesat eventuale do të shqyrtohet me seriozitet të madh.
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...