Transferimi i Xherdan Shaqirit nga Stoke City te Liverpooli tani është i “pashmangshëm”, të paktën kështu thonë bastvënësit.
Ylli kosovar i Zvicrës shkëlqeu mbrëmjen e kaluar në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” duke shënuar golin e fitores në minutën e fundit të ndeshjes kundër Serbisë, transmeton portali arbresh.info.
Paraqitja e tij ka bërë që bastvënësit të vlerësojnë transferimin e mesfushorit në Liverpool në 2/7.
“Performancat e Shaqirit në Moskë na kanë detyruar të ndryshojnë shanset në transferimin tronditës te Liverpooli këtë verë”, ka thënë Apati i Ladbrokes.
Xherdan Shaqiri, ashtu si Granit Xhaka – autor i golit të barazimit, festoi duke bërë shqiponjën pas golit për 2 me 1./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...