Në emisionin “360 gradë”, profesori universitar Sefer Tahiri, ka folur për referendumin për marrëveshjen për emrin dhe çështjen e censusit të duhur mbi 50 për qind që ai të jetë i suksesshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se Qeveria dhe partitë politike në pushtet duhet t’i bindin qytetarët që ta mbështesin marrëveshjen e nënshkruar nga Qeveria.
“Unë nga natyra jam optimist dhe besoj mbi të gjitha hamendjet çka i kemi këtu me listën zgjedhore, mendoj se mobilizimi i të gjitha forcave progresive në Maqedoni dhe do të ketë, mbi 450 mijë sa është pragu për referendum të suksesshëm, sepse jo vetëm shqiptarët por të gjitha bashkësitë etnike do të ketë mbështetje.
Unë jam i vetëdijshëm se edhe tek LSDM një pjesë e vogël kanë dilema. Në anën tjetër vlerësoj që partitë jo që janë vetëm pjesë të koalicionit, por të cilat nuk janë shumë të djathta, gjithashtu do të apelojnë për pjesëmarrje në referendum, siç është OBRM-PP u deklarua “pro” që nuk është një kontingjent i madh por i rëndësishëm që referendumi të jetë i suksesshëm”, tha Seferi. /Telegrafi/
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President
SHBA–Iran, rifillojnë bisedimet bërthamore në Gjenevë
16 mijë qytetarë nënshkruajnë peticion për ish-krerët e UÇK-...
Kurti kujton Adem Demaçin dhe Astrit Deharin në përvjetorin ...