Miliona shqiptarë po festojnë fitoren e Kombëtares së Zvicrës kundër Serbisë, pasi që në kuadër të saj luajnë katër shqiptarë, Blerim Xhemaili, Valon Behrami, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.
Ishin pikërisht shqiptarët ata që shënuan golat e fitores, Granit Xhaka në minutën e ’53 dhe Xherdan Shaqiri në të ’90, shkruan portali arbresh.info.
E Xhaka po këtë natë theu rekord.
Ai ka prekur topin plot 101 herë në lojën kundër Serbisë, shifra më e lartë për një lojtar zviceran në një ndeshje të grupit të Kupës së Botës që nga viti 1966.

E një rekord tjetër ishte me mbiemrin e tij. Është lojtari i parë me mbiemrin që fillon me shkronjën X që shënon gol në Botëror.
Tani në grupin E në vendin e parë është Brazili me 4 pikë, aq sa ka edhe Zvicra në vendin e dytë, kurse Serbia është në të tretin me 3 pikë dhe në fund Kosta Rika me zero pikë./Arbresh.info/
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër