Kryeministri Ramush Haradinaj, është deklaruar pas vendimit të Ministrit të Financave, Bedri Hamzës, i cili ka vendosur të mos e marrë pagën me rritje.
Ne një konferencë për media, Haradinaj është shprehur se edhe ai mund të bëjë një refuzim të tillë, por kjo nuk tregon ndonjë vlerë.
“Tash me kallxu burrninë mos me marrë pagën mund edhe unë, nuk është aty vlera e tij ose e jemja, sepse, edhe unë mundem mos me marrë pagën, janë mundësitë. Ministri i Financave ka deklaruar në takime zyrtare se do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, tash, edhe sikur të mos donin ne nuk kemi qare pa e respektuar atë vendi. Nëse dëshiron Ministri i Financave me u kallxu burri ma i mire i Qeverisë e i Kosovës, zotëri Hamza le të ndihmon për me përshpejtu ligjin për nivelizimin e pagave, le ta përkrahë rritjen e pagave le të jetë më vizionar në këtë kuptim”, tha ai./arbresh.info/
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Sot 28 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së U...
Shënohet Epopeja e UÇK-së, tri ditë aktivitete në mbarë vend...
Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit
Parashikimi i motit për të enjten