Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha të enjten se Koreja e Veriut po shkatërron katër nga vendet e saj të testimit bërthamor dhe se një proces i denuklearizimit total ka filluar tashmë, pa dhënë asnjë detaj.
Këto deklarata Trump i bëri gjatë një taimi me kabinetin e tij në Shtëpinë e bardhë, ku ndau bashkë me ta lajmin e fillimit te denuklearizimit të Koresë së veriut.
“Ata kanë ndaluar dërgimin e raketave, duke përfshirë raketat balistike. Ata tashmë kanë hedhur në erë një nga vendet e tyre të testimit, në të vërtetë janë katër nga vendet e tyre të testimit. Dhe gjëja e madhe është se do të jetë një denuklearizim total, i cili tashmë ka filluar të ndodhë”, deklaroi Donald Trump.
Ende nuk ishte e qartë se për cilën nga zonat e testimit të Koresë së Veriut fliste Trump, ndërsa me rëndësi duket fakti se takimi i 12 qershorit në Singapor mes presidentit të ShBA-ve dhe Kim Jong-un, duket se ka filluar të japë frytet e veta./tch/
Zëvendësministri i MPJD-së merr pjesë në pritjen e Konsullat...
Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen
Kurti: AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kom...
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...