Qeveria pritet të rrisë investimet për ndërtimin e rrugëve, hekurudhave dhe aeroporteve.
Pjesa më e madhe e këtyre financimeve do të kryhen në partneritet me privatin, ku riskun nuk do ta marrë vetëm buxheti i shtetit, por edhe qytetari.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, tha dje se në të ardhmen për rrugët që po ndërtohen me koncesion, qytetarët do të paguajnë përdorimin e tyre.
“Qeveria shqiptare ka zgjedhur një nga format të dukshme të suksesshme edhe që është e kontrollueshme nga pikëpamja e financimit dhe e alokimit të riskut, që është përfshirja e partneritetit privat në investime në ndërtimin e rrjetit rrugor shqiptar apo modeleve të tjera të transportit, qoftë në aeroporte, edhe në fusha të tjera. Është një praktikë që e ndjekin të gjitha vendet e BE-së, është një praktikë tashmë e njohur, kuptohet me parimin që nganjëherë një pjesë të riskut e merr shteti nëpërmjet alokimeve buxhetore, por një pjesë të riskut nesër do ta marrin edhe përdoruesit e rrugës, që do të thotë që përdoruesit e rrugës do të paguajnë për përdorimin e një infrastrukture jashtëzakonisht më të përmirësuar nga pikëpamja e standardeve”, tha Gjiknuri.
Ministri Gjiknuri u shpreh se janë aktualisht disa projekte të financuara me mbështetjen e Bashkimit Europian, si ai i hekurudhës Tiranë-DurrësRinas, që ka hyrë në një fazë të përzgjedhjes së kontraktorit. Gjithashtu, edhe ndërtimi i dy bypass-eve të Fierit dhe Vlorës, pas ngërçit ka kaluar në fazën e rizhvillimit të garës, e cila ndodhet në hapat e fundit për të rinisur punën.
Ministria e Infrastrukturës është përfituese e kontratës së reformës së sektorit për mbështetjen e transportit me fokus rrugët, si pjesë e programit IPA 2016 në vlerën 24 milion euro. 21 milionë euro do të mbështesin programin buxhetor për rrugët, ndërsa 3 milionë euro për menaxhimin e PPP-ve në fushën e transportit.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...