Ditën e djeshme, moderatorja e njohur, Marina Vjollca, postoi një foto në profilin e saj në Instagram, në të cilën dukej e mahnitshme veshur me një jumpsuit jeshil që e tregonte shumë joshëse.
Megjithatë, shumë fansa e kritikuan moderatoren se kishte bërë photoshop dhe pa dashje, kishte hequr edhe gishtin e madh të dorës së majtë, të cilën e kishte ngritur lart. Pas akuzave të shumta që iu bënë, duket se Marina ka vendosur që t’i sqarojë të gjithë mbi këtë temë.
Ajo i ka kthyer përgjigje një vajze që i ka komentuar se çka ndodhur me gishtin e saj, duke mohuar se ka përdorur photoshop, por ka qenë thjesht këndi i fotos që ka krijuar atë iluzion.
“Është vetëm çështje e këndit, e paskam përthyer gishtin pak më shumë mesa duket. Qetësohuni”, ka thënë Marina, duke sqaruar njëherë e mirë të gjithë këtë çështje që bëri bujë.
Pasi i sqaroi të gjithë, Marina publikoi një tjetër foto me të njejtën veshje, në të cilën nuk gjendej asnjë dyshim për Photoshop dhe motra e saj Luana i ka komentuar disa vargje të këngës së saj me Bujar Qamilin: “I dhe flakë o mallit tim”, si për t’i treguar që kjo foto i ka pëlqyer shumë.
Ndërkohë që Marina i komentoi një pjesë tjetër të këngës: malli mua më ka marrë sa shumë sa shumë, se dashnin un për ty se gjej askund.

Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja