Lidhja Demokratike e Maqedonisë i bënë thirrje kryetarit Gjorge Ivanov që ta nënshkruaj dekretin për ratifikimin e marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë me të cilën zhbllokohen proceset euro-integruese dhe jepen mundësi reale për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO dhe të fillojnë bisedimet për hyrje në Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa edhe më tej qëndron në qëndrimin se nuk do ta nënshkruaj dekretin, atëherë i bëjmë thirrje Ivanov menjëher në mbrëmje, që marrëveshjen për ratifikim ta kthejë në Kuvend, që të mund të votohet përsëri dhe për të njëjtin të mbaroj procedura për ratifikimin.
Nëse edhe më tej e pengon procedurën për proceset euro-atlantike, do të përballet me përgjegjësi politike dhe penale.
Lidhja Demokratike e Maqedonisë mendon se askush nuk ka të drejtë që ta pengojë dhe ta largojë procedurën që të sqarohen qytetarët në referendum dhe anëtarësim në NATO dhe BE.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale