Eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl, ka komentuar qëndrimin e presidentit Gjorge Ivanov, në lidhje me marrëveshjen me Greqinë, duke thënë se BE-ja në disa raste ka dërguar mesazhin se Maqedonia duhet të shikojë drejt të ardhmes.
Vajgl në një deklaratë për AIM, tha se Ivanov nuk duhet ta përfaqësojë partinë e tij politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Detyrë e politikës, partive politike dhe presidentit të shtetit është që të kujdesen për perspektivën e gjeneratave të reja. Kjo perspektivë sigurisht është me anëtarësim në BE dhe NATO. Kështu pra nuk ka dilema se si duhet të jetë qëndrimi i presidentit të shtetit, i cili nuk duhet të jetë përfaqësues i partisë së tij, por i gjithë qytetarëve”, tha mes tjeras Vajgl.
Përndryshe, sot deputetët e Kuvendit të Maqedonisë ratifikuan marrëveshjen për emrin me Greqinë dhe të njëjtën e dërguan tek presidenti, i cili ka afat prej shtatë ditëve për ta nënshkruar.
PSD ironizon, i dërgon “kartelën” e Vetëvendosjes Hamzës dhe...
Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin, nuk mund të hy...
Luis Enrique flet pas kualifikimit të PSG: Jemi gati për këd...
Sveçla: Qëndrueshmëria institucionale ka ndikuar në rritjen ...
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për dhu...
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evro...