Portugalia ka regjistruar fitoren e parë në Grupin B në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Pas barazimit 3 me 3 ndaj Spanjës të premten, kampioni i Kampionatit Evropian ka mposhtur me rezultat minimal 1 me 0 skuadrën e Marokut në takimin e zhvilluar pasditen e sotme (e mërkurë) në stadiumin Luzhniki të Moskës duke i dhënë fund kohës së tyre në turneun madhështor, shkruan portali arbresh.info.
Superylli Cristiano Ronaldo i dha epërsinë qysh në minutën e katërt kombëtares së tij duke realizuar me kokë për 1 me 0 pas asistimit nga Joao Moutinho.
33-vjeçari, i cili shënoi hat-trick në takimin kundër Spanjës, shkroi histori me golin e hershëm pasi asnjë lojtar evropian nuk ka shënuar më shumë gola ndërkombëtare sesa fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë (85).
Skuadra e Fernando Santos rrezikoi portën e Marokut, por goli i Ronaldos doli të jetë vendimtar.
Portugalia me katër pikë qëndron në pozitën e parë të Grupit B i ndjekur nga Irani në pozitën e dytë me tri pikë./arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...