Cristiano Ronaldo mendon se ai është ‘GOAT/Dhija’ (më i miri i të gjitha kohërave) dhe kur shënoi hat-trick kundër Spanjës, sulmuesi festoi duke përkthelur mjekrën e tij, gjë që dukej qartë se ishte një mesazh drejt Lionel Messit, i cili bëri një fotosesion me dhija para Kampionatit Botëror.
Tani, Ronaldo duke se ka bërë një hap tutje duke lëshuar kështu mjekrën si një formë për të siguruar se ai është më i miri i të gjitha kohërave, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Cristiano Ronaldo thyen një rekord të jashtëzakonshëm
Sigurisht, Ronaldo ka nisur edicionin e tij në Kampionatin Botëror në një formë të shkëlqyer duke realizuar hat-trick që nga takimin e parë. Ylli realizoi poshtu në takimin e sotëm duke i dhënë Portugalisë epërsinë kundër Marokut.
Ndryshe 33-vjeçari, Lionel Messi ka pasur një fillim të dobët duke dështuar të shënojë nga penaltia kundër Islandës përball një portieri 34-vjeçar.
Në rast se gjërat vazhdojnë kështu, Ronaldo padyshim do të jetë një hap më afër garës për Topin e Artë./arbresh.info/
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...
Peci kap kacinë dhe u del në ndihmë punëtorëve në Selac, pas...
I dërguari rus niset drejt SHBA-së për bisedime për luftën n...