Policia e Vlorës ka zbardhur një vjedhje me armë zjarri ndodhur në shtator të 2017 duke identifikuar autorët.
Ngjarja ka ndodhur më 15 shtator, në afërsi të fshatit Mazhar, ku dy persona kanë vjedhur me armë zjarri D.H., nga Samatica e Beratit, i cili ka qenë duke udhëtuar me automjetin “Benz”.
Nga kryerja e veprimeve hetimore e proceduriale janë siguruar prova ligjore të cilat kanë identifikuar si autor të dyshuar Lulzim Demiraj, 43 vjeç, banues në Vajzë, Vlorë dhe Zini Fyraj, 36 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë.
Aktualisht dy shtetasit e mësipërm ndodhen duke vuajtur dënimin “Arrest me burg”, në IEVP Fier, për veprën penale ”Vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim”.
Ata janë autor të vjedhjes me vdekje të këmbimit valuator në Fier, ngjarje e ndodhur në mars të këtij viti, ku mbeti i vrarë Agur Vrenozi, i cili ndërhyri të ndihmojë pronarin e pikës së këmbimit./Top Channel
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...