Andres Iniesta insiston se Spanja beson se ata mund të fitojnë Kampionatin Botëror këtë verë, por ata tani janë plotësisht të fokusuar në ndeshjen e së mërkurës kundër Iranit.
‘La Roja’ barazoi 3 me 3 ndaj Portugalisë në takimin e parë në kuadër të Grupit B dhe ata do të përballen me liderin e hershëm duke e ditur që asgjë tjetër përveç fitores nuk mund t’i ndalojë për të mos komplikuar kualifikimin e tyre, transmeton portali arbresh.info.
“Ne ëndërrojmë për të fituar sërish Kampionatin Botëror”, ka thënë Iniesta për ‘Cadena Cope’.
“Por, gjëja më e rëndësishme në këta turne është të mendosh për një kohë të shkurtër dhe të mos shqetësohesh për ndonjë ambicie afatgjate”
“Qëllimi jonë i menjëhershëm është tani Irani dhe të fokusohemi në këtë sepse është vendimtare për synimet tona”
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...