Kryeministri Zoran Zaev sot në mbrëmje për televizionin “Kanal 5”, zbuloi se në bisedat e përgjuara, ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka pranuar Maqedoninë e Epërme dhe Veriore për përdorim të përgjithshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kur gjykata do të shpallë bisedimet e përgjuara rreth emrit, kjo nuk është hera e parë që një emër me një kualifikues gjeografik, erga omnes, pranohet.
Nikolla Gruevski pranoi Maqedoninë Veriore dhe e Epërme në vitin 2012 dhe 2013, pa definuar identitetin, pra pa pranimin e Greqisë të identitetit dhe të gjuhës, ajo u la të notonte. Greqia nuk e pranoi këtë vendim sepse ishte provokuar nga Shkupi 2014-të. Këtë e kemi në bisedat e përgjuara dhe unë po e them për të për herë”, tha Zaev.
Ai gjithashtu shtoi se e dijë që marrëveshja me Greqinë dhemb, por identiteti dhe gjuha maqedonase do të pranohen nga e gjithë bota./Telegrafi/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale