Ministri i Drejtësisë Renate Deskoska u takua me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për post-monitorimit të dialogut me vendin, të udhëhequr nga bashkë-raportuesit Lisa Christofersen dhe Valeriu Gilets.
Në takim u diskutua edhe prioritetet e reformave të Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, reformat gjyqësore, si dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deskovska tha se pret mbështetje në zbatimin e reformave dhe përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës shprehën mbështetjen e tyre për proceset euro-integruese të Republikës së Maqedonisë dhe zbatimin e reformave të gjyqësorit.
Deskoska dhe bashkë-raportuesit Christofersen dhe Gilets të PACE diskutuan ndryshimet në Ligjin për Gjykatat, Kodin Penal dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor. /Telegrafi/
PSD ironizon, i dërgon “kartelën” e Vetëvendosjes Hamzës dhe...
Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin, nuk mund të hy...
Luis Enrique flet pas kualifikimit të PSG: Jemi gati për këd...
Sveçla: Qëndrueshmëria institucionale ka ndikuar në rritjen ...
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për dhu...
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evro...