Edhe pse zyrtarisht ka ardhur Vera, ka ende qytete ku mbizotëron Dimri.
Melbourne i Australisë ishte zyrtarisht qyteti më i madh, më i ftohtë këtë mëngjes në planet. I ftohti goditi vendin gjatë natës, ndërsa temperaturat kanë shënuar -4 gradë celsius.
Sipas “Daily Mail” për qytetarët nga Melbourne ky ka qenë mëngjesi më i ftohtë i vitit deri më tani dhe dita më e ftohtë e Qershorit në dy vitet e fundit, ndërkohë që zhiva ka rënë nën 0 gradë në disa pjesë të qytetit.
Departamenti i Lartë i Meteorologjisë po ashtu konfirmoi se mëngjesi i sotëm ishte më i ftohti në Melburn që prej 16 Korrikut të vitit të kaluar./tvklan.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...