Real Madridi është duke prioritizuar sqarimin e të ardhmes së Gareth Bales dhe do të takohet me reprezentuesit e tij të shpejti.
28-vjeçari konfirmoi menjëherë pas fishkëllimës së fundit në finalen e Ligës së Kampionëve, ku shënoi dy gola, se ai ishte duke menduar largimin nga klubi këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
‘ESPN’ raportoi që një takim mes tyre tani është përcaktuar për të diskutuar opsionet me besimin që ndryshimi i trajnerit të ‘Los Blancos’, emërimit të Julen Lopeteugit si zëvendësues të Zinedine Zidanes, mund të sjell ndryshime thelbësore.
Bale është përfolur shumë për transferim në Manchester United, ndërkohë që ka pasur raporte se Bayern Munichu mund të jetë i interesuar për transferimin e uellsianit.
Shfaqja e Marco Asensio dhe dominimi i Iscos gjatë kohës së fundit ka limituar dukshëm kohën e ish yllit të Tottenhamit në fushë te Bernabeu./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...