Vetëm fati mund ta shpëtoi dikë, të cilin policia e ndjekë me GT-R të ri
Herën tjetër që jeni në Tochigi të Japonisë, kujdesuni të mos e tejkaloni shpejtësinë e lejuar, apo të bëni ndonjë shkelje tjetër trafiku dhe të provoni të largoheni me shpejtësi, transmeton Telegrafi.
Në të kundërtën, ky Nissan GT-R do t’ju arrijë dhe vështirë se ndonjë makinë tjetër, mund t’ia kalojë. Sepse jo shumë vetura munden. Kompania Nissan, ka bërë të ditur se një banor e ka dhënë si donacion këtë GT-R që prodhon 565 kuajfuqi, që do të shfrytëzohet për nevoja të policisë lokale.
Shefi i policisë jo vetëm se e mirëpriti dhuratën, por organizoi ceremoni të veçantë për ta nderuar.
Makina e fuqishme nuk ka asnjë modifikim shtesë, pasi as që i nevojitet ndonjë. Megjithatë, është lyer dhe i janë vënë shenjat dalluese të policisë, dritën sinjalizuese në tavan dhe ato LED në pjesën e përparme.
Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, kjo veturë e zë për 2.7-sekonda, ndërsa arrin shpejtësi maksimale prek 320 kilometrave në orë. Nuk dihet nëse ky GT-R do të shfrytëzohet për patrullim, apo do të aktivizohet vetëm në raste të veçanta, apo edhe angazhime tjera në komunën ku shfrytëzohet.
Detajet për pronarin që bëri këtë dhuratë bujare, nuk janë bërë të ditura, por mund të thuhet se është shumë i pasur dhe zemërgjerë. Që deshi të siguroi policinë, me një veturë të fuqishme dhe të shpejtë. Mision i përmbushur. /Telegrafi/









Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...