Policia greke tha se një sasi me mbi 200 kg marijuanë u sekuestrua në afërsi të Kozanit prej sektorit të antidrogës së Kosturit në Greqinë Veriore, qytetit fqinj me Korçën.
Policia greke tha se tre shtetas grekë dhe një shqiptar, u arrestuan tek po synonin ta transportonin lëndën narkotike në brendësi të kufirit me destinacion Athinën.
Marijuana u gjet në njërin prej mjeteve ndërkohë që u bllokuan edhe dy mjete të tjerë që shërbenin për të kontrolluar rrugën për pikat policore. Sipas policsë greke katër të arrestuarit vepronin për llogari të një organizate shqiptare të trafikut të narkotikëve. Shtetasi shqiptar i arrestara ishte pa dokumente të rregullta në Greqi dhe i dënuar nga një gjykatë e Selanikut për grabitje.
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...