Lisa Cimperman, dietologe dhe zyrtare për Akademinë e Nutricionit dhe Dietologjisë, ka folur për mungesën e vitaminës B12.
“Lodhja është një nga shenjat e para të mungesës së vitaminës B12”, ka thënë ajo, transmeton Telegrafi.
Ajo ka thënë se kjo është për shkak që trupi mbështetet në këtë vitaminë për t’i krijuar qelizat e kuqe të gjakut, të cilat e bartin oksigjenin në organe.
“Pa pasur mjaftueshëm oksigjen në qeliza, ju do të ndiheni të lodhur pavarësisht sa shumë flini”, ka shtuar ajo.
Qelizat e kuqe të gjakut janë krijuar enkas për të bartur oksigjen, por, pa vitaminë B12, ato nuk formohen siç duhet, që do të thotë se qelizat tuaja nuk furnizohen mjaftueshëm me oksigjen.
Kjo shkakton simptoma të lodhjes ekstreme dhe të mungesës së përgjithshme të energjisë.
Nëse veç i keni pasur këto simptoma së fundi, atëherë shkoni te doktori për t’i bërë analizat.
Simptomat tjera përfshijnë gjuhë të tharë, ligështim të muskujve, probleme me shikim dhe probleme me kujtesë. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...