Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyçi, ka emëruar gjyqtarin, Arben Hoti, si koordinator të kësaj gjykate për rastet e medieve dhe gazetarëve.
Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyçi, ka bërë të ditur se që nga dita e sotme, nënkryetari i kësaj gjykate, Arben Hoti, do të jetë koordinator i rasteve të gazetarëve. “Ju njoftoj se për rastet e medieve dhe gazetareve që trajtohen në Gjykatën Themelore të Prishtinës, kemi emëruar koordinator, gjyqtarin-nënkryetarin e Gjykatës, z. Arben Hoti. Andaj, për çdo rast (lëndë) që trajtohet në GJTH të Prishtinës dhe degëve të saj, mund ta kontaktoni gjyqtarin Hoti”, bënë të ditur kryetarja Bytyçi.
Emërimi i gjyqtarit Arben Hoti, si koordinatori për rastet e medieve dhe gazetarëve vjen pas një takimi të zhvilluar ditë më parë ndërmjet përfaqësueseve të AGK-së, me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Nehat Idrizin dhe kryetaren e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyçi, me ç’rast ju është dorëzuar kërkesa zyrtare për emërimin e një koordinatori në Gjykatën Themelore të Prishtinës, duke e parë kështu ngarkesën e madhe të cilën e ka kjo gjykatë me lëndët e medieve dhe gazetarëve.
AGK mirëpret emërimin e koordinatorit Hoti në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sepse, besojmë se tani e tutje këto lëndë do të trajtohen me prioritet dhe seriozitet nga ana e gjykatës, gjë që pashmangshëm do të ndikoj në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të gazetarëve në Kosovës si dhe rritjen e profesionalizmit te mediet. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës inkurajon të gjitha mediet dhe gazetarët të cilët gjenden në çfarëdo kontesti gjyqësor, qoftë civil apo penal, e që janë në pritje të procedimit të rasteve, të na kontaktojnë duke na e dërguar numrin e lëndës, sepse do të krijohet një databazë me rastet e medieve dhe gazetarëve, e cila, do t’i dorëzohet koordinatorit të sapo emëruar, në mënyrë që këto lëndë të marrin një epilog sa më të shpejtë gjyqësorë.
Kujtojmë se përveç koordinatorit të sapo emëruar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, edhe Prokuroria e Shtetit ka emëruar një Koordinator Nacional për rastet e gazetarëve si dhe në secilën Prokurori Themelore është caktuar nga një koordinator i posaçëm cili do të merret ekskluzivisht me lëndët e gazetareve.
Prandaj, AGK vlerëson përkushtimin e institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë që më në fund rastet e gazetarëve të trajtohen me prioritetin dhe seriozitetin maksimal, duke ndikuar kështu që të krijohet një ambienti i përshtatshëm dhe i sigurtë në të bërit gazetari në vend.
Theren me thikë dy të persona në Lipjan, policia jep detaje
Man City eliminon kampionin në fuqi të Carabao Cup dhe kuali...
Shpërthim masiv në Rusi pas rrëshqitjes së vagonëve me karbu...
Inter fiton dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Ita...
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...
“Hendeku është i pakapërcyeshëm”, dështojnë bisedimet mes Ir...