Babai i Dua Lipas ka ëndërruar gjithmonë që të organizoj një festival muzikor në vendlindjen e tij, Prishtinë.
Portali i famshëm “The Fader” shkruan se Dua Lipa ka deklaruar kështu duke theksuar se babai i saj po synon ta bëjë këtë në mënyrë që ‘ta vendos kulturalisht Kosovën në hartë’, përcjell arbresh.info.
Kështu, siç shkruan portali, puna e pandalshme e Dukagjin Lipas ka bërë që kjo ëndërr të kthehet në realitet.
Sipas shkrimit, do të jenë Dua Lipa dhe reperi shqiptar që vepron në Amerikë, Action Bronson ata që do të mbizotërojnë këtë festival i cili do të zhvillohet nga data 10 deri më 12 gusht në Prishtinë./Arbresh.info

Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...