Nga grumbullimi i kombëtares egjiptiane dalin sërish dyshime në lidhje me formën fizike të sulmuesit egjiptian Mohamed Salah, që në ndeshjen e parë ndaj Uruguajit nuk u aktivizua (Egjipti u mund 1-0).
Trajneri Hector Cuper deklaroi se lojtari do të jetë gati për dy takimet e radhës dhe se nuk e aktivizoi nga frika për të evituar ndonjë dëmtim më të rëndë të “faraonit”, të dëmtuar tri javë më parë në finalen e Champions League.
Edhe pse nga Egjipti deklarojnë se Salah do të jetë në fushë, fotot e publikuara sot lënë shumë vend për dyshime.
Numri 11 i kombëtares egjiptiane është “kapur mat”, duke u ndihmuar nga shokët e skuadrës për të veshur fanellën e stërvitjes, raporton Tele Sport. Ndoshta shpatulla e tij nuk është ende gati dhe janë 3 shokë të skuadrës që e ndihmojnë ylli i Liverpool për t’u bërë gati. Ky nuk është një gjest i një lojtari që është 100% gati për të luajtur në një Botëror.
Nga Rujsia dalin dyshime se stafi i Egjiptit nuk jep informacione të sakta në lidhje me gjendjen e lojtarit, madje dyshimet për aktivizimin e tij në ndeshjet e radhës ndaj Rusisë dhe Arabisë Saudite janë të shumta.
Ndoshta kjo është një lojë e kombëtares afrikane për të mashtruar rivalët dhe mbajtur në ankth fansat e Salah. Por deri sa të nisë ndeshja me Rusinë, prania e Salah në fushë do të vazhdojë të jetë një enigmë.


Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...