Xherdan Shaqiri duket se nuk do t’i bashkohet Liverpoolit.
Ditë më parë në Angli mediat raportuan për një interesim të fuqishëm të gjigantit anglez.
Por duket se të gjitha bisedimet i ka ndalur trajneri gjerman i Liverpool, Jurgen Klopp.
Menaxherët e Shaqirit ishin takuar të premten e kaluar me krerët e Liverpoolit por duket se nuk kanë arritur marrëveshje.
Sipas asaj që raporton Sky Sport, Klopp është i interesuar për tjera alternativa dhe Shaqirin e sheh si planin B.
Tani për Shaqirin mbetet opsione tjera skuadra në kampionatin anglez por edhe atë gjerman dhe turk.
Everton, Tottenham Hotspur, Southampton, Crystal Palace, West Ham, Huddersfield dhe Newcastle United janë ekipet të interesuara në Angli.
Eintracht Frankfurt në anën tjetër së bashku me Borussia Dortmundin po e duan rikthimin e Shaqirit në Gjermani.
Ndërsa gjiganti turk Galatasaray po bënë çmos për ta bindur lojtarin të nënshkruajë.
Shaqiri pritet të largohet nga Stoke City pas rënies në Championship me një klauzolë largimi prej 14,5 milionë euro./Telegrafi
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...