Haliti: Baca Hilmi s’u ligshtu asnjëherë kur djemtë i ranë në beteja

10:31 | 17 Qershor 2018
V. S.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka ngushëlluar për vdekjen e babait të Kryeministrit, Ramush Haradinaj, bacës Hilmi.

Haliti përmes një statusi në Facebook ka thënë se Baca Hilmi ka dhënë një kontribut të çmueshëm për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

“I pikëlluar me vdekjen e Bacës Hilmi, babait të Kryemistrit Ramush Haradinaj.

Baca Hilmi gjatë gjithë jetës së tij dha kontribut të çmueshëm për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.

Ishte burë i fortë, i cili s’u ligshtu asnjëherë, as edhe kur djemtë i ranë në beteja, për të mos vdekur kurrë. U prehtë në paqe shpirti yt!”./arbresh.info/