Nuk ka asnjë vend në botë që menaxhon sasi kaq të madhe të parave të huaja sa Zvicra. Kështu, sipas një studimi të realizuar nga Boston Consulting, vitin e kaluar (2017) Zvicra ka menaxhuar hiç më pak se 2300 miliardë dollarë para me prejardhje nga vende të huaja, shrkuajnë mediet zvicerane.
Për të pasur një ide se për çfarë shume bëhet fjalë, Boston Consulting sqaron se kemi të bëjmë me afërsisht një të tretën e gjithë pasurive të administruara jashtë vendeve që u takojnë, në gjithë botën., transmeton albinfo.ch
Pjesa më e madhe e parave të jashtme që i menaxhon Zvicra, është me prejardhje nga Gjermania, Franca dhe Arabia Saudite, respektivisht nga shtetasit e këtyre vendeve.
Në vendin e dytë dhe të tretë për menaxhimin e parave të jashtme, pas Zvicrës vijnë Hongkongu dhe Singapori. Por sasia që “kalon nëpër duart” e bankierëve të këtyre dy shteteve nuk është as gjysma e asaj që administrohet nga kolegët e tyre zviceranë
Rolls‑Royce Phantom i rrallë zbukurohet me laser
Cila është temperatura ideale në shtëpi për të qenë të shënd...
Doktori zbulon se kur duhet ta pini kafenë e fundit nëse don...
Ushqimet që duhet të hani nëse dëshironi lëkurë të shëndetës...
Kusari Lila pranon detyrën e ministres
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës