“Jo” për marrëveshjen thonë 63 për qind, ndërsa për emrin Maqedoni “jo” 73.2 për qind e të pytërve në një hulumtim të mendimit publik në Greqi, e realizuar nga agjencia “Mars” për gazetën “Proto tema”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas rezultateve, 49% e votuesve të SYRIZA kundërshtojnë marrëveshjen në mes Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras.
Sa i përket paraqitjes së forcave në skenën politike greke, ekziston një dallim i madh midis Demokracisë së Re dhe Syriza (14.4 për qind). Më konkretisht:
Demokracia e Re 30.6 për qind, Syriza 16.2 për qind, Lëvizja për Ndryshim 7,5 për qind, Agimi i Artë 7,3 për qind, dhe Partia Komuniste Greke 6.3 për qind.
Siç njofton korrespondenti i AIM-së nga Athina, i gjithë sondazhi u botua në botimin e nesërm të gazetës, ndërsa këto pjesë të rezultateve të hulumtimit gjenden në faqen e “Proto-temës”. /Telegrafi/
Begaj nis vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Myftiu Tërnava e falënderon Turqinë për ndihmat ndaj populli...
PSD ironizon, i dërgon “kartelën” e Vetëvendosjes Hamzës dhe...
Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin, nuk mund të hy...
Luis Enrique flet pas kualifikimit të PSG: Jemi gati për këd...
Sveçla: Qëndrueshmëria institucionale ka ndikuar në rritjen ...