Me urdhrin e Nikos Kotzias, rreth 30 dokumente lidhur me bisedimet për emrin, janë kërkuar nga Ministria e Jashtme të Greqisë që të diskualifikohen, ndërsa sot ministri për Punë të Jashtme të Greqisë do të publikoj në diskutim në Kuvend, njoftojnë mediat greke, duke u thirru në burimet e brendshme të qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për informacionin nuk ka vërtetim zyrtar, ndërsa sipas shkrimeve, bëhet fjalë për dokumente të cilat zbulojnë se si më herët janë zhvilluar bisedimet nga qeveria e kaluar, në çka janë pajtuar, çka vazhdon.
Siç njofton korrespodenti i AIM-së nga Athina, shefi i diplomacisë, gjatë periudhës së kaluar nëpërmjet intervistave për media i ka akuzuar partitë greke në Greqi të cilat më herët kanë qenë në Qeveri, ndërsa tani për ato opozita është edhe kundër marrëveshjes, se tani kanë biseduar me pozicione më të buta dhe se për këtë ekzistojnë dokumente në Ministri. /Telegrafi/
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evro...
IKD padit Ministrinë e Shëndetësisë, kërkon shfuqizimin e ta...
FIFA ka besim të plotë te Meksika për organizimin e Kupës së...
Prattipati shkon për takim te Osmani, nuk pranon të deklaroh...
Raporti i EBRD: Kosova ndër vendet më të goditura nga tarifa...
Raporti rajonal: Kosova vendi më i sigurt për të jetuar në B...