Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka uruar të gjithë besimtarëy e fesë Islame, për Festën e Fitër Bajramit.
Haxhiu ka thënë se kjo ditë të shërbejë si përkujtim mbi vlerat e përbashkëta dhe të përhershme për të gjithë.
“Si përmbyllje e muajit të Ramazanit, muaj ku mbizotërojnë vlerat si vetëpërmbajtja e sakrifica përmes agjërimit, solidariteti e përkushtimi për njëri – tjetrin, e kujdesi për nevojtarët, besimtarët myslimanë festojnë festën e Fiter Bajramit. Fiter Bajrami shënon kulmin e kësaj devotshmërie njëmujore dhe na mëson se rruga e drejtë e njeriut është bashkëndienja me nevojtarin, dashuria për njëri-tjetrin, sakrifica për të përbashktën dhe shtrirja e dorës së ndihmës për të gjithë ata që kanë nevojë. Simbolika e kësaj dite mbart mësimin se rrugëtimi ynë jetësor merr kuptim vetëm nëse arrijmë të lartësojmë për të gjithë e bashkërisht, barazinë e drejtësinë, mirëqenien e përkujdesin.
Lëvizja VETËVENDOSJE! ua uron festën e Fiter Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë! Le të jetë kjo një ditë përkujtimi mbi vlerat e përbashkëta dhe të përhershme për të gjithë! Ndërsa përkushtimi ndaj njëri-tjetrit dhe sakrifica le të lartësohen përherë e kudo, si element i domosdoshëm për vetëpërmbushje dhe shoqëri të mirëfilltë. Gëzuar!” ka shkruar Haxhiu./arbresh.info/
Ekstradohet në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombë...
Qeveria miraton kërkesën e MF-së për kursime e ndarje buxhet...
Sallahu pret në takim kryetarin e komunës së Kamenicës, flas...
Armend Thaqi “Ylli i Javës” në Superligën e Koso...
Në pikën kufitare Qafë-Thanë është ndaluar importi i mbi 26 ...
Osmani: E ftova Papa Leonin XIV për vizitë, shpresojmë për n...