Komentet e pa-filtruara të stilistit të Dolce & Gabbana e kanë vendosur përsëri në një mjedis të pakëndshëm, këtë herë pas komentit dedikuar Selena Gomez. Gabbana komentoi aparencën e Gomezit në një foto të postuar nga faqja e Instagramit të The Catëalk Italia.
Në foton e postuar të një kolazhi fotosh ku Selena Gomez pozon në tapetin e kuq, Gabbana nuk hezitoi të komentojë: “ajo është kaq e shëmtuar.”

Komentuesit nuk kanë humbur kohë ti përgjigjen komentit të stilistit duke e kritikuar për sjelljen e tij jo-profesionale. “Meritat e tua ne botën e modës nuk të japin të drejtë të ofendosh një femër,” shprehet një fans i Gomez.

Në 2015, emra të njohur si Elton John, Ricky Martin dhe Courtney Love bojkotuan Dolce & Gabbana si pasojë e komenteve të tij kundrejt grupit te LGBTQ.
Në nder të përgjigjeve negative, firma e njohur e modës ka hedhur në treg një bluzë e cila shkruan: “BojkotoniDolce&Gabbana.”tch
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...