Dy persona mbetën të plagosur dje me armë zjarri afër shkollës ‘Sami Frashëri’ në Prishtinë. Të njëjtët u dërguar në QKUK për tretman, e Policia ka rënë në gjurmët e të dyshuarve.
Sot ata njoftojnë se kanë arritur të arrestojnë dy persona nën dyshimin për ‘vrasje të rëndë në tentativë’.
Bëhet fjalë për N.S, 42 vjeç dhe F.A, 32 vjeç, të cilët janë dërguar në mbajtje nën dyshimin për tentim vrasje ndaj Z.J, 30 vjeç dhe N.U, 44 vjeç.
Policia ka bërë të ditur se ka dyshime për përfshirjen edhe të një personi tjetër në rast, e të cilën ata thonë se e kanë identifikuar dhe kanë nisur kërkimin.
Sidoqoftë, ky problem solli pas pak minutash edhe një problem tjetër në oborrin e QKUK. Familjarë të dikujt që është i përfshirë kishin sulmuar gazetarin e T7.
Ndryshe, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’, krejtësisht afër shkollës së mesme dhe xhamisë së madhe.
Qeveria e Kosovës mban sot mbledhje
Mot i paqëndrueshëm: reshje, erë e fuqishme dhe rënie temper...
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...