Transferimi i mundshëm i Xherdan Shaqirit në Liverpool ka shkaktuar një përçarje ndërmjet tifozëve të gjigantit anglez.
Disa prej tyre besojnë se nënshkrimi me kosovarin do të ishte një marrëveshje e duhur, ndërsa disa tyre prej tyre mendojnë që finalisti i Ligës së Kampionëve duhet të jetë në kërkim të shënjestrave më ambicioze, shkruan portali arbresh.info.
Thashethemet se lojtari do t’i bashkohet klubit në Anfiled nuk kanë të ndalur, veçanërisht pas dështimit të tyre për të siguruar një marrëveshje me sulmuesin Nabil Fekir të gjigantit fracez – Lyon.
Nga ana tjetër, Shaqiri ka konfirmuar se dëshiron të largohet nga Stoke City pas rënies së klubit në Premierë Liga. 26-vjeçari gjithashtu ka pohuar se ka dëshirë për të vazhduar qëndrimin në kampionatin anglez derisa klubet e tjera si Evertoni, Southamptoni dhe Tottenhami janë pas shërbimeve të tij.
Reprezentuesi i Zvicrës është një lojtar i fuqishëm, ka kontroll të mirë me topin dhe mund të bëjë driblime të topit përpara në zonën qendrore të sulmit.
Në rast se luan në pozitën si anësor në sulm, krosimet e tij dhe asistimet do të jenë pjesë kryesore. Ai poashtu mund të shënojë gola nga distanca, gjë që i ka munguar Liverpoolit sezonin e kaluar pas largimit të Philippe Coutinhos.
Të gjitha këto mund të jenë arsye për trajnerin Jurgen Klopp që të nënshkruaj me kosovarin./arbresh.info/
Në videon më poshtë mund të shikoni disa gola dhe asistime të jashtëzakonshme nga Shaqiri:
https://twitter.com/lateralesquerdo/status/1006598129376952321
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...