Një polic është sulmuar në qendër të Tetovës.
Rasti ka ndodhur ditën e hënë (11.06.2018) në ora 14 e pesë minuta, te udhëkryqi mes bulevardeve “Marshall Titot” dhe “Bllagoja Toska”.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur deri sa policia ka vepruar për shkak të një veture të parkuar nëvend të palejuar. Vetura ka qenë e personit me iniciale B.B. (31), i cili ka qenë bashkë me bashkëudhëtarin e tij me iniciale R.A. (30) të dy nga Shkupi, shkruan gazeta Lajm.
R.A. fillimisht i ka nënçmuar policët, e më pas fizikisht e ka sulmiuar njërin prej tyre. Ai është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin Policor në Tetovë, për procedurë të mëtejme.
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt